Haxhiu: Haradinaj as nuk ka të drejtë më t’i bëjë pyetje Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu sërish ka reaguar ndaj Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit sot pas mbledhjes së Qeverisë tha se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë mendim se si të veprohet tutje pas ngërrqit të krijuar me dorëheqjen e këtij të fundit.

Haxhiu ka thënë se Haradinaj nuk po e kupton që më nuk është Kryeministër.

“Haradinaj si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai por edhe ish ministrat e tij”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetja e VV-së tha se Haradinaj nuk është palë e autorizuar dhe nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Sot, tha që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr. Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më tej ka shkruar se duhen zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë. Deputetja tha se Haradinaj si erdhi filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...