Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan ka njoftuar se Haxhinjët e Lipjanit kanë arritur në hotel janë akomoduar shumë mirë, tani janë në përgatitje për kryerjen e Umres.
Nën uratat më të mira që të kenë rrugë të mbarë e haxhë të pranuar u përcollën haxhileret e komunës sonë, të prirë nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan Zaim ef. Baftiu (udhëheqës) dhe arkatari Kenan ef. Bahtiri(udhëheqës). Shoqërimin e tyre deri në airport e benë nënkryetari i këshillit Habib ef. Olluri, anëtarë këshilli Skender ef Mehmeti e imam të tjerë dhe familjarët e haxhilerëve të nderuar.
Lutemi për shëndetin e tyre dhe njëkohësisht kërkojmë nga All-llahu xh.sh që haxhin të ua lehtësoi dhe të ua pranoi.


