Haxhi Krasniqi fiton dy tituj: Hapet rruga për kampion të botës

PUBLIKUAR

haxhi-krasniqi-fiton-dy-tituj-hapet-rruga-p-euml-r-t-euml-kampion-t-euml-bot-euml-s_hd
Boksieri Haxhi Krasniqi u tregua më i fortë se sa kundërshtari ukrainas, Oleksand Cherviak, të cilin e mposhti pas 12 raundeve, duke ia dalë që t’i fitojë dy tituj, atë të WBO International dhe WBO Continental.

Krasniqi u tregua shumë i fortë gjatë 12 raundeve, ndërsa në fund gjyqtarët vendosën që ta shpallnin fitues.

Boksieri nga Juniku tregoi se ishte shumë më i përgatitur se kundërshtari i tij, ndaj me meritë u shpall edhe fitues i kësaj përballje.

Pas këtij triumfi, Haxhi Krasniqi i ka hapur rrugë vetës që të luftojë për titullin kampion të botës.

Dueli u zhvillua në “Anhalt Arena”, të qytetit gjerman Dessau. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...