Hasani: Ushtrimi i funksionit të Kryeministrit nga Haradinaj është abuzim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani mbrëmë në emisionin “DPT Te Fidani” në T7, ka folur rreth gjendjes së krijuar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit të Ramush Haradinajt.

Hasani ka thënë se edhe Isa Mustafa kur është rrëzuar me mocion votëbesimi ka pasur mundësi të veprojë njejtë dhe të marr vendime.

“Realisht mocioni i votëbesimit, kur është bërë në rastin e Isa Mustafaës edhe ai ka mundur me nënshkru sepse s’ka pasur kufizime ligjore as kushtetuesedhe me i ekzekutu kompetencat e tij me dashtë me abuzu, me bë autostrada ose çfarëdo”, tha ai.

I pyetur nëse është abuzim marrja e vendimeve pas dorëheqjes nga Ramush Haradinaj, Hasani është shprehur se është abuzim.

“Është abuzim po si nuk është abuzim, s’ka logjikë ajo punë, ti ke dhënë dorëheqje, nuk mundesh me i ushtru kompetencat e Kryeministrit”, shtoi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka hedhur poshtë mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet automatikisht kryeministër i ri i vendit, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i shefit të ekzekutivit të vendit.

Hasani ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk qëndron interpretimi që i është bërë Kushtetutës së vendit në media se “pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë”.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese madje ka qeshur, duke thënë se kushdo që ka bërë një konstatim të tillë nuk është njohës i mirë i Kushtetutës së Kosovës.

Hasani ka theksuar se koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit, PAN, mund të propozojë një mandatar për kryeministër, nëse për të pajtohen që të tre partnerët kryesorë të koalicionit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...