Harta që po trondit botën: Copëtohen Turqia, Arabia dhe Iraku

PUBLIKUAR

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe sidomos ai në Siri kanë rikthyer në vëmendjen e mediave dhe publikut një hartë të planit për rindarjen e shteteve në këtë rajon.

I quajtur “Plani i Madh për Lindjen e Mesme” ai parashikon ndarjen e Irakut në dy pjesë. Njëra pjesë do të quhet Irakut Sunit dhe tjetra Iraku Shiit.

Por, ndryshimi më i madh ka të bëjë me krijimin e një shtetit kurd mes Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë duke marrë copa toke nga të katërta këto shtete.

Po ashtu, plani në fjalë parashikon një zgjerim të Jordasinë në drejtim të Arabisë Saudite dhe ndarje të kësaj të fundit në dy shtete. Njëri shtet është ai i sauditëve dhe tjetri Toka e Shenjtë Islame me Mekën dhe Medinën, dy qytetet e shenjta të fesë Islame, shkruan Albeu.com.

Plani parashikon edhe një ndarje të Iranit duke i dhënë një pjesë toke shtetit të ri kurd dhe një pjesë tjetër Azerbajxhanit, i cili zgjerohet po ashtu si edhe Armenia.
Harta në fjalë filloi të qarkullonte në fillim të viteve ’90 duke shqetësuar mjaft vende të Lindjes së Mesme.

Ka shumë prej studiuesve në botë që besojnë se i gjithë konflikti në këtë zonë po ndodh pikërisht për të implementuar këtë hartë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...