Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Premierligë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Tottenhami, Harry Kane, është bërë lojtari i parë në 22 vitet e fundit që i fiton çmimet për golashënuesin më të mirë dhe asistuesin më të mirë të një sezoni në Premierligë.

Përfaqësuesi i Anglisë, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez në verë, i shënoi 23 gola gjatë sezonit 2020/21 në Premierligë, duke e fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit për herë të tretë në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Rivali kryesor i Kane në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë ishte Mohamed Salah. Ata u dytën me nga 22 gola në ditën e fundit të sezonit në Premierligë.

Por derisa Kane e shënoi një gol në fitoren e Tottenhamit 4:2 kundër Leicesterit, Salah dështoi të shënojë në fitoren e Liverpoolit 2:0 kundër Crystal Palace.

Kane e fitoi edhe çmimin e asistuesit më të mirë me 17 asiste. Kjo nënkupton se sulmuesi anglez u përfshi në 37 gola këtë sezon në Premierligë.

Kane e barazoi rekordin e të madhit Alan Shearer me tre trofe të golashënuesit më të mirë të sezonit në Premierligë, por ngel një mbrapa legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, që e mban rekordin me katër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...