Harroni pijet dietale! Sheqeri artificial ndoshta nuk ju shëndoshë, por i shkakton diçka edhe më keq linjës së trupit tuaj

PUBLIKUAR

Hulumtimet e fundit tregojnë që sheqeri artificial ju bën të jeni më të uritur, shkruan Elite Daily.

Studimi i bërë në Australi dhe shkencëtarët kanë konstatuar që sheqeri artificial ndikon në trurin tuaj që të kuptojë urinë dhe se si e ndiejnë receptorët shijen, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët mendojnë që kështu ndodh për shkak se niveli i energjisë dhe shija e ëmbël janë të lidhura në qendrën e trurit për shpërblim, dhe kur nuk janë të harmonizuar, truri juaj duhet patjetër të përshtatet.

Për këtë shkak ju dërgon sinjale që jeni të uritur, edhe pse keni ngrënë mjaftueshëm.

20150414131715_299576

Kur herën tjetër të provoni me kafe Coca-Colën dietale apo ndonjë ëmbëltues artificial, duhet ta dini që pastaj do të jeni të uritur, edhe pse në të vërtetë nuk jeni.

Kështu hyni në rreth vicioz në të cilin do të shtoni peshë dhe do të vazhdoni të përdorni prodhimet me sheqer artificial.

Nëse megjithatë e preferoni Coca-Colën, merrni atë të zakonshme.Vetëm çdo gjë me masë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...