Harrojeni viagrën – po arrin zgjidhja më efikase për meshkujt

PUBLIKUAR

Fjala është për eksplozivin e lëngshëm i cili është aq jo stabil sa që me vetë rënien në dysheme do të mund t’ju ngrejë në ajër.

Besoni apo jo, nitroglicerina e ka qëllimtë ri – është në gjendje të shërojë disfunksionin erektil shumë më mirë se viagra, por është edhe më e lehtë për përdorim, sepse lyhet në organin gjenital.

Xheli përmban sasi nitroglicerine, kështu që nuk ekziston rrezik nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Spitali Universitar i Londrës, ka bërë hulumtimin dhe ka zbuluar që nitroglicerina ndikon 12 herë më shpejt se viagra, ndërkaq impotencën e “shëron” për shtatë deri në 10 raste.

Në afat prej pesë minutash, 44 për qind e meshkujve kanë arritur ereksionin pasi kanë fërkuar xhelin me nitroglicerinë në organin e tyre gjenital.

“Përparësitë potenciale janë aksioni i shpejtë dhe lehtësia e përdorimit”, thotë urologu David Ralph për portalin “Sun”.

Efekti i padëshirueshëm mund të jetë dhembja e kokës, mirëpo mjekët shpresojnë që me hulumtime të tjera do të arrijnë ta zgjidhin edhe këtë problem kur të përcaktojnë se sa saktësisht duhet të jetë dozimi.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...