Mercedes ka zbuluar brendësinë e modelit të saj të ri elektrik që shumë e krahasojnë me S-Class.
Dy makinat e para Mercedes nga gjenerata e re e automjeteve elektrike ishin modele SUV – EQC dhe EQA.
E treta, dhe gjithashtu më luksoze, do të jetë sedan EQS, transmeton Telegrafi.

Mercedes tani po zbulon një seri risish që EQS do të paraqesë në botën e automobilave.

Ky model ka një ekrani MBUX Hyperscreen, për të cilin ndoshta do të flitet me muaj.
Gjegjësisht, i gjithë paneli i kontrollit u bë një ekran digjital. Gjerësia e saj totale është 142 cm, dhe zona aktive është 2,432,11 centimetra katrorë.


Sistemi audio rrethues Burmester me 15 altoparlantë dhe fuqi 710 W siguron gjithashtu kënaqësi të lartë në drejtimin e makinës.
Ka një total prej 350 sensorë në makinë që monitorojnë çdo detaj të dinamikës së ngasjes dhe mjedisit. E gjithë kjo ndiqet nga inteligjenca artificiale dhe një sistem i kontrolluar nga një kompjuter i fuqishëm me një procesor të përparuar dhe 24 GB RAM.


