Harley-Davidson zbulon biçikletën e parë elektrike, të frymëzuar nga modeli i ri i motoçikletës së prodhuar në vitin 1903

PUBLIKUAR

Harley-Davidson i njohur për prodhimin e motoçikletave unike, ia ka mësyrë edhe tregut të biçikletave elektrike, ku divizioni i ri i kompanisë u frymëzua nga modeli i parë i motoçikletës së tyre.

Kompania me një traditë 117-vjeçare zbuloi modelin Serial 1 Cycle, që u shit për herë të parë në vitin 1903 me mbishkrimin “Serial Number One”, transmeton Telegrafi.

Dizajni i biçikletës elektrike përfshin skeletin e zi, ulësen e lëkurës dhe rrotat e bardha. Kjo motoçikletë është bërë nga divizioni i ri i Harley-Davidson, që nga sot do të merret enkas me prodhimin e tyre.

Ky model pritet të dalë në shitje në mars të vitit të ardhshëm, dhe që tashmë ka fituar vëmendjen e miliona adhuruesve të kësaj marke të njohur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...