Haradinaj: Plani franko-gjerman është “i gatuar” nga amerikanët

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ashtuquajturi plani franko-gjerman, është draft i shkruar nga amerikanët.

Ai thotë se Kosova mund të kishte një pozicion më të mirë në këtë propozim por sipas tij Osmani, Kurti dhe ekipi i Kosovës janë treguar të dobët.

“Mendoj që marrëveshja do të mund të ishte edhe më e ndërtuar, është një rezultat i lidershipit tonë të dobët, i Kurtit, Osmanit, i ekipës tonë, pse, së pari amerikanët duke ua parë qasjen e tyre si p.sh rastin e targave, nuk e kanë marrë në dorë krejtësisht, drafti është amerikan, Borrell tha sot që ka mbështetjen franceze dhe gjermane, drafti është i shkruar prej amerikanëve, është i gatuar përmes ekipës Borrell-Lajcak por amerikanët e kanë bërë. Ai draft e ka njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbisë, por nuk e ka emrin marrëveshje për njohje, nuk ka marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kapitulli dy i këtij drafti, tregon për marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura.

“Çdo obligim i marrur është pjesë e marrëveshjes, edhe obligimet e reja janë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se për qytetarët e Kosovës është e mirë se një plan i tillë nuk del nga Kushtetuta e Kosovës.

“Asociacioni është çështje e jona pasi këtë obligim e ka qartësua vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Asociacioni nuk del nga Kushtetuta jonë”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...