Haradinaj për kancelaren Merkel: Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane Angela Merkel po kryen mandatin e saj dhe po largohet nga skena politike, ndërkaq për këtë ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së përmes një postimi në Facebook shkruan se i është thellësisht mirënjohës kancelares Merkel.

“Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, shkruan Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...