Haradinaj para deputetëve “Është pak më vështirë se me shkuar në Lipjan”

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë debatit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se edhe atij do t’i vie radha që të rrëzohet dhe se është aty për këtë, raporton Bota sot.

“I kuptoj kalkulimet politike kush u rrëzuar, kush u qua, ndonjëherë më vjen edhe mua rendi me u rrëzua. Kur është vakti edhe unë jam me ju. Këtu jemi për me u quar e me u rrëzuar në politikë. Ka disa janë rrëzuar e kanë shkuar në shtëpi. Unë e kam përjetuar me u rrëzuar e me shkuar në Hagë, nuk ka më kiamet se ajo, për këto të tjera nuk i bëj dert. Me u rrëzuar prej qeverisë e me shkuar nesër në pushim – po e dini çka po dua të them, është pak më vështirë se me shkuar në Lipjan”, ka thënë Haradinaj para deputetëve./BS/

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...