Haradinaj: Kushdo që harton një skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kushdo që harton një skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh mes vete për të qenë secili zot në shtëpi të vet.

“Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp. Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe, pasi siç theksoi ai për këtë është paguar një çmim i madh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...