Haradinaj kujton Enver Zymberin në tetë vjetorin e rënies

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka kujtuar në tetë vjetorin e rënies, pjestarin e Njësisë Speciale, Enver Zymber, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë, ka rënë një nga policët më të mirë të Kosovës, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.

“Sot e tetë vite më parë, një nga policët më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale, ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.
Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri”, ka shkruar ai.

Tutje, kryeministri në dorëheqje, tha se angazhimi i policisë së Kosovës po e bën Kosovën më të sigurtë.

“Ky angazhim dhe përkushtim i tyre, e bën Kosovën vend të sigurt, për të gjithë qytetarët në çdo pëllëmbë të saj.  Falënderoj zyrtarët policorë, Drejtorin Rashit Qalaj, për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës”, shkroi Haradinaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...