Haradinaj: Kosova mbetet e vendosur në rrugën e saj euroatlantike

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj pas takimit ka thënë se i ka informuar ata për rrugën nëpër të cilën ka kaluar Kosova.

“Kënaqësi e veçantë të takoj një grup studentësh nga ShBA të cilët studiojnë një semestër në Universitetin prestigjioz ‘DIS’ në Danimarkë. Studentët i informova për rrugën që ka kaluar vendi ynë në të gjitha etapat, që nga lëvizjet e hershme për liri e deri te periudha e shtetformimit”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka biseduar me ta për zhvillimet politike rajonale e globale.

Reklama

“Të shoqëruar nga profesorët e tyre, bashkë patëm rastin të zhvillojmë një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike rajonale e globale, dhe për proceset e tanishme që po kalon Kosova, aspiratën tonë për integrime euro-atlantike në veçanti”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...