Haradinaj fton deputetët mos ta votojnë Demarkacionin (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka apeluar te deputetët e Kuvendit që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, sipas versionit të Komisionit Shtetëror, i udhëhequr nga Murat Meha.

Haradinaj është deklaruar se Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike dhe se votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon përcaktim ton dhe e kthen respektin e fqinjëve e partnerëve të Kosovës.

Videopostimi i Haradinajt në facebook:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...