Haradinaj: Familjet e heronjve mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit

PUBLIKUAR

Në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e heroit të kombit nga Mitrovica, Kadri Bistrica.

Haradinaj ka thënë se familjet e heronjve janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit të atdheut.

“Përgjatë historisë sonë të lavdishme shumë familje dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri e pavarësi. Janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe janë ato që trasuan rrugën për të ardhur deri te liria që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

“Njëra nga këto familje patriotike, është edhe ajo e heroit të kombit, Kadri Bistrica nga Mitrovica. Nga mosha 20 vjeçare ai mori pjesë në kuvendet e burrave të Shalës së Bajgorës, ku bëheshin pajtimet e gjaqeve. Në shtator të vitit 1941, Kadriu u zgjodh udhëheqës i forcave vullnetare që mbronin kufirin verior të shqiptarëve. Gjatë betejës së famshme të Cerajës dhe Sllatinës, bie heroikisht më 15 tetor 1941, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, Rexhep e Rifat Dedia”.

Në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, vizitova këtë familje që t’i uroj dhe t’i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë për lirinë e vendit”, tha Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...