Hapet Xhamia e fshatit Rufc i ri

PUBLIKUAR

Sot në fshatin Rufc i ri u bë hapja zyrtare e Xhamisë.

Kryetari i KBI-së, Zaim Baftiu , Drejtori i Shoqatës International Charity Organization, Naser Gashi , Kryeimami Burim Arifi, Punëkryesi Halil Bislimi e Imami Valon Merovci, nën ritmin e tekbireve prenë shiritin e Xhamisë.

Kryetari Baftiu uroj banorët e fshatërave për Xhaminë e tyre, duke bërë thirrje për adhurim, unitet e punë të mira në Xhami, njëherit falënderoi Organizatën International Charity dhe drejtorin Naser Gashi për investimin dhe përkrahjen e projektit të Xhamisë.

Këshilli Organizativ i Xhamisë ndau Mirënjohje për:
– Drejtorin e Shoqatës ICO, Naser Gashi.
– Kryetarin e KBI-së, Zaim Baftiu, dhe
– Ekrem Dragushën i cili ka dhuruar tokën për ndërtimin e Xhamisë.

Xhamia e fshatit Rufc, është e 34-ta në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...