Hapet rruga për marrëveshje, LVV dhe Glauk Konjufca e lirojnë pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Fillon rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës

Sot ka filluar rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës, të cilat...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Gazeta Express ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.

Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.

Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit,

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...