Për të gjithë qytetarët (prindërit) e Komunës së Lipjanit është hapur regjistrimi për fëmijët e moshave 6 muaj deri në 6 vjeç.
Kopshti është i rregulluar sipas kërkesave dhe standardeve që duhen të plotësohen dhe kërkohen nga Institucionet shtetrore. Madje mund të thuhet se ky kopsht është rregulluar me standarde evropiane.
Kopshtin mund ta vizitoni çdo ditë nga ora 8:00-18:00 në rrugën Sali Rexha, nr. 17. Mbrapa objektit të banimit të familjeve të dëshmorëve.



