Haliti thotë se ka pakënaqësi me disa gjëra që po ndodhin në PDK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ka pakënaqësi lidhur me disa gjëra që kanë ndodhur dhe po ndodhin në PDK.

Haliti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se anipse ka pakënaqësi me disa gjëra, politika e PDK’së është vendos nga kryesia e kësaj partie.

“Me pas tendencë me përjashtu mënyrën e funksionimit të PDK’së që ka qenë më një zëvendësim do të thoja të panevojshëm. Kam pakënaqësitë  e mija në raport me disa gjëra që kanë ndodhur dhe po ndodhin në PDK. Por kjo është politika e PDK’së, kështu ka vlerësu kryesia e PDK’së”, tha ai.

Tutje ai tha nuk kanë informacione se si merren vendimet nga kryesia e partisë. Sipas tij. ata informohen vetëm për vendimin dhe jo për debatin që zhvillohet brenda kryesisë.

“Mendoj që duhet me bashkëvepru në parti institucionet,. Kemi bo një gabim që grupin parlamentar e kemi të ndamë nga vendimmarrja në kryesi të partisë. Dhe Kryesia e partisë I sjell vendimet e veta, na tregon cka ka vendos, por nuk kemi informacion se si zhvillohet debate brenda kryesisë. Me idenë, jo të keqe, që Grupi parlamentar të zhvillojë betejën në parlament, kryesia të merret kryesisht me organizmin dhe trajtimin e degëve, nëndegëve… dhe pastaj normalisht edhe me grupin parlamentar. Diçka që përpara nuk ka qenë, por ndoshta del më mirë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...