Haliti: Edhe 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë

PUBLIKUAR

Deptuteti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë tokë nuk bëhet kurrgjë.

Haliti në Pressing të T7 tha se duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës e jo me problemin e një are.

Ai ka insistuar se nuk do ndodhte asgjë edhe nëse i falen 500 hektarë tokë Haradinajt.

Haliti tha se Haradinaj i ka meritat e tij për luftën në Kosovë, duke shtuar se atë nuk e ka paguar askush me rrogë për të luftuar.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti./Express/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...