Haley: Administrata amerikane flet me një zë për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se “pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara”.

E pyetur nga gazetarët për qëndrimin amerikan në dritën e deklarimit të mëhershëm të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton që “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial”, ajo tha “nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë.

Që nga deklarata e Boltonit, zyrtarë amerikan kanë ritheksuar se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori Ron Johnson tha më herët gjatë këtij muaji se “pas çdo marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do ta shohim atë për të parë nëse ka ndonjë shqetësim”.

Deklarimet e tilla pasuan qëndrimet e shprehura nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç, për një marrëveshje që nuk përjashton ndryshimin e kufijve.

Presidenti serb, e ka shpallur politikë të tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti i Kosovës po vazhdon të mbrojë idenë e tij për korrigjimin e kufirit me Serbinë, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idetë e tilla janë nxitur edhe kundërshtime në një pjesë të vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermanisë e Britanisë, që druajnë për pasoja në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Në Kosovë, presidenti Thaçi përballet me kundërshtimin e një pjesë të partive në pushtet dhe partitë opozitare. Lëvizja Vetëvendosje madje ka paralajmëruar protesta.

Mediet vendëse në Kosovë shkruan të enjten se presidenti i Kosovës, i përballur me pamundësinë për të siguruar mbështetje për një marrëveshje të mundshme i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.  /Voa/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...