Hakif Vitia vritet në vendin punës në Konjuh të Lipjanit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Një person është vrarë në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit, përderisa ishte duke punuar roje nate në një firmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Roja 62-vjeçar, Hakif Vitia, u gjet i vdekur në mëngjesin e të dielës në kabinën ku po ruante depon e një kompanie ushqimore në Konjuh të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Atë e gjeti të shtrirë në barkë e bija e tij Selvetja, që shkoi rreth orës 9:30 për t’i dërguar ushqimin.

Kur e kishte gjetur të shtrirë babain, ajo kishte menduar se është alivanosur për shkak të problemeve shëndetësore që kishte me shtypjen e gjakut.

Ajo menjëherë lajmëroi familjarët e saj.

Ndërkohë, vëllai tjetër i të ndjerit, mohon që vëllai i tij, të ketë patur probleme me dikë.

Ky bile thotë se dikush e kishte dëgjuar veturën deri ishte larguar nga vendi i ngjarjes

Klan Kosova, ka tentuar që të flasë me rojën e një objekti afër këtij ku ka vdekur Hakif Vitia, por ai nuk pranoi të flasë para kamerës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për televizionin se njësitet që kanë dal në vendin e ngjarjes e kanë gjetur një person pa shenja jete. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...