Hajnuni: Rrustemi po mundohet të diktoj ë punën e Kuvendit, Rrustemi: Tash ka has sharra në gozhdë!

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani Hanjnuni ka thënë se menjëherë pas marrjes së vendimit nga MAPL ajo ka filluar procedimin me rendin e ditës për seancë të rregullt të Kuvendit Komuna.

“Fillimisht me lejoni t’ju sqaroj që procedimi i rendit të ditës për seance të rregullt nga ana ime është bërë menjëherë pas marrjes zyrtarisht te njoftimit nga MAPL”, tha Hajnuni për LipjaniNews.

Sipas saj, ajo sot ka marr shkresën e nënshkruar nga disa antarë të kuvendit Komunal, për seancë të jashtëzakonshme.

“Ndërsa sot kam marr shkresën të nënshkruar nga disa anetar të këtyre partive për seancë të jashtëzakonshme e që në fakt nuk është kërkesë por nëse mund ta quajmë ashtu një lloj njoftimi për një seance të tillë e që me ligjin mbi vetëqeverisjen lokale edhe seancën e jashtëzakonshme e thërret kryesuesi i kuvendit”, shtoi kryesuesja Hajnuni.

“Dhe pavarësisht deklaratave të z. Rrustemi i cili po mundohet të diktojë punën e institucionit të Kuvendit, ligji nuk parasheh se kush ka përparësi në një situate të tillë. Prandaj unë e thërras z. Rrustemi të përqendrohet në punën e tij si asamblist në seancën e kuvendit” përfundoi Hajnuni.

Por nga ana tjetër, Lulzim Rrustemi asamblistë nga PDK-ja në Kuvendin Komunal tha se seanca është thirrur qysh të premten nga asambleistët për seancë të jashtëzakonshme.

“E vërteta është se seanca është thirr për mbledhje të jashtëzakonshme të premten ndërsa këta kanë vazhdar të hënë, do të thotë, se përparësia është mbledhja e thirru nga grupi i këshilltarëve të premten, nuk është me rëndësi se kur e merr shkresën, shkresa është dorëzuar dhe protokolluar, administrata saj e ka pranuar të premten dhe nga ai moment mbledhja është e thirrur”, tha Rrustemi, transmeton LipjaniNews.

Po ashtu Rrustemi pohon se Kryesuesja Hajnuni nuk mundet me caktua mbledhje për deri sa ka shkresë për një mbledhje tjetër.

“Ne e presim thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, jo të rregullt, kjo është shkelje ligjore, ne e kemi marr ftesën por ne e kemi bërë një thirrje tjetër, dhe kemi njoftuar MAPL-në dhe MAPL-ja nuk guxon mi dhënë të drejtë me thirr mbledhjen Hajnunit, ajo ka qenë një thirrje tjetër me të cilën e kemi njoftuar MAPL-në”, tha Rrustemi.

“Ne kemi nënshkrimet, kemi bërë thirrjen dhe ajo duhet me e procedua sepse është Kryesuese e Kuvendit, ajo ka edhe vetëm me e procedua, tash ka has sharra në gozhdë, sepse MAPL-ja edhe vendimin e ka me arsyeje ligjore, por këtë të dytën nuk kanë më hapësirë ku me e kthye”, shtoi Lulzim Rrustemi./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...