Hajnuni flet për takimet me qytetarë për dëgjimet publike, të projekt buxhetit të Komunës

PUBLIKUAR

Projeksioni buxhetor për tri vitet në vijim është ligji më i rëndësishëm i cili miratohet në Kuvendet komunale përmes të cilit ndodhin të gjitha zhvillimet tjera në nivel lokal sepse nga buxheti varen të gjitha investimet si rrugët, ujësjellësi, kanalizimi, ndërtimi i shtratit të lumenjve, fushave sportive, sallave të sportit, ndërtimi dhe rregullimi i infrastrukturës shkollore, ndërtimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike – parqet, ndërtimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik etj, ka shkuar Hajnuni, pohoi Hajuni.

“Por nuk përfundon këtu, përmes subvencioneve nga buxheti varet edhe zhvillimi i bujqësisë, ndihma për klubet sportive dhe sportistët, organizatave të ndryshme rinore, zhvillimet e ndryshme kulturore, zhvillimet në shëndetësi, ndihmat sociale etj”, theksoi kryesuesja Hajnuni.
“Prandaj duke e parë këtë gamë të zhvillimeve lokale të cilat varen nga buxheti, Kuvendi i Komunës dhe unë si Kryesuese e Kuvendit, në bashkëpunim me Drejtorin për Buxhet dhe Financa, në bazë të ligjit mbi menaxhimin e financave publike, kemi vazhduar me dëgjimet publike të projekt buxhetit të Komunës, me qëllim që pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje të jetë sa më e fuqishme”, tha ajo.

14322652_1113737038704241_7300428033394786448_n
Në këtë kuptim ne sot kishim ftuar në takime të ndara Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete dhe Komitetet tjera të Kuvendit, OJQ, Grupin e Garave dhe qytetar tjerë të Komunës së Lipjanit. Sinqerisht falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këto takime për kontributin e tyre në mënyrë që projekt buxheti i cili do të shqyrtohet dhe votohet në Kuvend me 22.09.2016 të jetë një dokument i zbatueshëm dhe gjithëpërfshirës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...