Hajnat vjedhin shtëpinë e muzikantit në Suharekë, mbi 5 mijë euro dëmi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Nga 150 euro sa i kishte në kuletë kryefamiljarja, hajnat ia lanë vetëm dy monedha 50 centëshe.

Mirëpo ky nuk ishte dëmi i vetëm që iu bë familjes Gashi që jeton në Suharekë.

Ky dollap i cili ishte i mbyllur, dyshohet se u hap me forcë nga hajdutët të cilët nga këtu morën edhe disa dokumente të rëndësishme.

E për ta hapur derën e jashtme nuk patën nevojë ta përdorin forcën.

Kjo pasi që ata gjetën çelësin e shtëpisë i cili ishte nën shtrojën tek pragu i derës.

Duke marrë shkas këtë, i dëmtuari Albert Gashi të gjitha këto veprime po i konsideron të organizuara.

Ai ka treguar konkretisht se çfarë është vjedhur nga shtëpia e tij.

Pavarësisht qe këtu paralajmërohet se ekziston rreziku nga qeni, hajdutëve nuk iu la përshtypje një sinjalizim i tillë.

Me të pranuar informatën Policia dolën në vendin e ngjarjes, ku edhe morën provat e nevojshme.

Togeri Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale e Prizrenit ka treguar se ky rast është duke u hetuar.

I dëmtuari i tha televizonit se kjo është hera e 5 që hajnat kanë kryer vjedhje e tentim-vjedhje në këtë shtëpi.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...