Hajnat e armatosur futen në market për të kryer vjedhje, pendohen keq – pronari ua merr revolen dhe i rrah

PUBLIKUAR

Pronari i një marketi në Nottingham të Anglisë, ka arritur të zmbraps hajnat e armatosur që ishin futur në lokalin e tij për të kryer vjedhje, raporton BBC.

E gjitha ndodhi kur njëri prej tyre që mbante revole, i afrohet dhe i kërkon të hapë arkën me qëllim që t’i merr paratë, transmeton Telegrafi.

Por, ai shfrytëzoi shpërqendrimin e tyre duke iu vërsulur personit që mbante revolen, të cilën arrin t’ia merr nga dora dhe ta godasë me të në kokë disa herë.

Vijayakumar Goësikan po qëndronte në marketin e tij dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar sulmin brutal. E kur gjithçka u duk se mori fund dhe hajnat u tërhoqën duart thatë – ndodhi e kundërta.

Njëri prej tyre u rikthye me një thikë në dorë, duke tentuar t’i hakmerret pronarit të lokalit “për turpërimin” që ia kishte bërë kur ia rrëmbeu revolen nga dora.

Por edhe tentimi i dytë rezultoi të jetë i dështuar, pasi ky burrë nga qyteti anglez mbrojti veten duke e goditur me shishe të alkoolit sulmuesin i cili përfundimisht u dorëzua dhe u largua nga lokali.

Në anën tjetër policia në Nottinghamshire ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave që janë në arrati dhe po kërkohen për tentim plaçkitje dhe sulm të armatosur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...