Hajduti më i shpejtë i veturave Porsche (Video)

PUBLIKUAR

Policët në Britani po kërkojnë një person që u përpoq të vidhte dy makina sportive Porsche, brenda 20 minutash.

Policët kanë parë filmimet e kamerave që tregojnë të dyshuarin që përpiqet të vjedhë një Porsche të kuq në qendër të Londrës.

Alarmi i makinës u fik, por personi nxori një thikë duke çarë çatinë e makinës. Ai hyri brenda makinës që vlen plot 90 mijë paund dhe u përpoq të ndizte makinën. Por, kur pa se nuk po e niste dot automjetin, doli sërish nga çatia.

Vetëm 20 minuta më vonë, njësoj si në skenat e filmit të Nicolas Cage, “Gone in 60 seconds”, ku hajdutët do të vjedhin një seri supermakinash, ky person u shfaq në një tjetër kamerë duke u përpjekur të vjedhë një Porsche Cayenne gri. /Top Channel/

 

SHIKO MË SHUMË

Mbi 88 përqind e votave të numëruara, ky është rezultati preliminar sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po e vazhdon procesin e numërimit të votave të 9...

Mot i ftohtë gjatë kësaj jave – nga e marta priten fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nisë me mot...

Rezultatet e publikuara nga KQZ para pak minutash

Ditës së zgjedhjeve parlamentare i la hije të keqe në mbrëmje KQZ-ja me dështimin...