Hajdini: Ka perënduar koha e fjalëve të mëdha dhe ëndrrave në pikë të ditës

PUBLIKUAR

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Lipjan, Shkelzen Hajdini përmes facebook-ut ka thënë se PDK dhe AAK sot bojkotuan  me qellim që të pengohet ndërtimi i lapidarit të Komandantit Adem Jashari, lapidarit të heroit të kombit Ismet Asllani, lapidarit të deshmorit Arsim Zeqiri, transmeton LipjanniNews

Sipas Hajdinit populli është vetëdijesuar.

Postimi i plotë i Drejtorit Hajdini….

Qe ta dini të gjithë,

PDK dhe AAK sot bojkotuan seancën e Asamblesë Komunale me qellim që të pengohet ndërtimi i lapidarit te Komandantit Adem Jashari, lapidarit te heroit te kombit Ismet Asllani, lapidarit te dëshmorit Arsim Zeqiri dhe të pengohet renovimi i lapidarit të dëshmorit Xhavit Kozhani.

Mbi interesat kombëtare këto dy parti vendosen interesat e tyre personale, klanore dhe partiake.

Vlerat e kombit tonë nderohen me punë dhe atë vetëm me punë të ndershme. Ka perënduar koha e fjalëve të mëdha dhe ëndrrave në pikë të ditës.

Populli është vetëdijesuar. Andaj, ju politikan të vegjël lokal, filloni të kuptoni ketë, (sic), shkruan Hajdini. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...