Hahn përshëndet marrëveshjen për kodin telefonik

PUBLIKUAR

Komisioneri Evropian për Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e ujdisë për telekomunikacionin.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur në mes të dy palëve për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky progres do të përshpejtojë marrëveshjen për formimin e bashkësisë / asociacionit të komunave serbe dhe sektorin e energjisë “, ka shkruar Hahn në Tëitter.

Prishtina dhe Beogradi u morën vesh për kodin telefonik shtetëror të Kosovës i cili është 383 dhe do të alokohet nga ITU-ja.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri thënë dje se “ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”.

ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik +383 më 15 dhjetor 2016 , njofton Klan Kosova.

“Konkluzionet e arritura në këtë marrëveshje janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015”, ka shtuar Tahiri

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...