Hahn: Dialogu vazhdon në shtator pas zgjedhjeve të reja në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja që do të mbahen këtë shtator në Kosovë.

Ai ka thënë se situata politike në Kosovës do të determinojë zhvillimet që ndërlidhen me dialogun për normalizimin e dialogut.

Hahn nuk ka pranuar që të komentojë ndërkohë dorëheqjen e Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

“Nuk do të ishte mirë të komentoja zhvillimet e brendshme. Situata është e qartë, bazuar në njoftime që se shpejti do të ketë zgjedhje që do të ndryshojnë situatën politike në Kosovë, e cila do të na mundësojë të rinisim dialogun”, ka thënë Hahn pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se shpreson shumë që dialogu të rinisë në shtator, duke thënë se ka pritje që të dy palët do të angazhohen vërtetë për një gjë të tillë.

‘Kështu që shpresoj se do të ndodh në shtator, siç është njoftuar”, ka shtuar ndër të tjera Komisionari Hahn.

Ndër të tjera ai ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar paqartësi në procesin e dialogut dhe në përparimin e këtij procesi.

Lidhur me zhvillimet në Kosovë, Express i ka dretjaru pyetje edhe zyrës për media të BE-së, megjithatë ata nuk kanë pasur një qëndrim rreth sitautës së krijuar./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...