Hahn dhe Vuçiq flasin për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, është takuar në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ata biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe “hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Vuçiç dhe Han thuhet se kanë diskutuar posaçërisht bllokimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe situatën që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, në të cilën, siç ka vlerësuar Vuçiq gjatë takimit, Serbia “reagoi me qetësi dhe me përgjegjësi”.

Vuçiq falënderoi komisionerin Hahn, për angazhimin në “zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, dhe përsëriti se Serbia është “e përkushtuar ndaj politikave të paqes dhe bashkëpunimit për të ruajtur stabilitetin në rajon”.

Sipas njoftimit, Hahn ka përshëndetur vendosmërinë e Serbisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për “të ndihmuar në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Hahn i kërkoi Serbisë të përshpejtojë “procesin e reformave” në lidhje me integrimin e saj evropian dhe të punojë me vendosmëri më të madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Komisioneri Hahn arriti në Beograd nga Shkupi, ku gjithashtu bisedoi me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut rreth reformave në procesin e integrimit në Bashkimit Evropian. /Rel

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...