Hahn: 2018, vit kyç për Ballkanin Perëndimor

PUBLIKUAR

Komisioneri europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn është shprehur se viti 2018 do të jetë vit kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor.

Hahn përmes një postimi në Twitter ka theksuar se duhet t’i shtojnë përpjekjet ku ka nevojë për zhvillim.

“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Hahn.

Ai ka uruar vitin e ri, duke ftuar të formojnë një të ardhme për të rinjtë.

“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn. /21Media

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...