“Haaland nuk është gati për Real Madridin”

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, e ka pranuar se një ditë, Erling Haaland do të largohet nga klubi gjerman, por beson se ende nuk është gati për të bërë një hap tutje në karrierë.

Real Madridi interesohet për sulmuesin norvegjez, por Watzke thotë se i duhet kohë për të luajtur në një klub si Los Blancos.

“Nëse Erling do të na lërë, do ta bëjë për të shkuar në një klub më të madh, ende nuk është gati për këtë, që të shkojë në një klub si Real Madridi, për shembull, duhet të jetë futbollist i klasit botëror”, tha Watzke.

Ai ka këshilluar Haalandin të shkojë hapave të Robert Lewandowskit, që u largua nga Borussia Dortmundi vetëm kur u rrit shumë si lojtar dhe u konsiderua në mesin e sulmuesve më të mirë në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...