Gumëzhitja e pakëndshme në veshë

PUBLIKUAR

Stomatologu dr. George Magulak ka ndërtuar një aparat i cili gumëzhitjen e padurueshme e shndërron në përjetim të këndshëm.

NUK ka ilaç për gumëzhitjen e veshëve, mirëpo ekziston mënyra që ky çrregullim, nga i cili vuajnë pothuajse 50 milionë njerëz, së paku të zbutet.

Pas përvojës personale me gumëzhitjen e pakëndshme, stomatoloug dr. George Magulak nga qendra mjekësore “Henry Ford” në Michigan, ka ndërtuar një aparat i cili gumëzhitjen e padurueshme e shndërron në përjetim të këndshëm.

Aparati emeton muzikë qetësuese, në ritëm të rrahjes së zemrës derisa pushojmë, kështu që gumëzhitja në veshë kalon në prapavijë dhe pushon të shqetësojë.

Pacientët bartin aparatin e vogël prej dy deri katër orë në ditë, ndërkaq pas gjashtë muajve të terapisë, simptomat janë më të buta në 91 për qind të rasteve.

Gumëzhitja bëhet më e qetë dhe më pak pengon jetën e përditshme – shpjegon audiologu Karrie Slominski dhe shton që ky aparat neorumonik në Amerikë është në dispozicion me recetë, edhe pse akoma është në përdorim eksperimental. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...