Gucati: Edhe një figurë politike është ftuar nga Haga

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

I pari i OVL’UÇK, Hysni Gucati duke folur për ftesat nga Gjykata Speciale në emisionin Frontal në T7 ka thënë se përveç komandant Remit është edhe një person tjetër nga skena politike që është ftuar, duke thënë gjithashtu se Raimonda Rreci, ish –pjesëtare e UÇK’së, është ftuar në cilësinë e të akuzuarës, shkruan Gazeta Express.

“Dy prej tyre janë në skenën politike. Me emra nuk mundemi t’i themi hala. Njëri ka shku, Remi jemi përshëndet me to. Ai është përmbajt edhe ka me u kthy faqebardhë. Edhe për tjetrin së shpejti do të tregojmë”, deklaroi Gucati, duke shtuar se ish’luftëtarët ndihen krenar për luftën që kanë bërë.“Ata ndihen krenar për veprën që e kanë bo në Kosovë. Kuptohet se lufta është luftë. Jam i bindur unë edhe shokët e mi se ata do të kthehen” deklaroi ai.

Gucati ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë informacione për intervistimin e sotëm që iu është bërë komandant Remi. Për Remin sot ende nuk kemi marrë informacione. Për Sylejman Selimin kemi pas kontakt përmes avokatit, e familjes, këtë kohën e fundit ka qenë shumë keq, gjithmnë kemi thanë që Syla mbahet padrejtësisht në burg, shtoi ai duke thënë se ka biseduar edhe me vëllanë e komandant Sylejman Selimit.

“Me vllaun e Sylës që patëm takim nuk mshefin diçka, nëse ka diçka do të na tregojnë, Syla do të intervistohet këtu në Prishtinë”.

Gucati ka folur edhe për të ftuarën e parë grua nga Specialia.

“Raimondën e kam njoft edhe ma herët. Ka qenë një luftëtare shumë e mirë. Kur kam dëgju atë nat më ka ardh shumë keq. Ajo ka shprehë gatishmërinë që t’i pëgjigjet Gjykatës Speciale. Unë besoj në pafajësinë e saj ajo ka qenë shumë e re në luftë. Raimonda Rreci është ftuar si e akuzuar, me sa dijmë na në atë cilësi është ftuar”, përfundoi ai./Express

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...