Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Amerikën Qendrore pranë bregdetit të Guatemalas.
Tërmeti i ka dridhur ndërtesat dhe i ka rrëzuar drunjtë në vend dhe po ashtu ka shkaktuar dridhje të mëdha edhe në shtetin fqinj, El Salvador, njofton Instituti Gjeologjik i SHBA-së, përcjell Express.
Nuk raportohet për viktima.
Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte i një magnitude 6.8 ballesh dhe goditi 38 kilometra në jugperëndim të Puerto San Jose dhe në një thellësi prej 46.8 kilometra./Express/


