Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë ai dhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kanë diskutuar për mundësinë që të lejohen pesë zëvendësime në Premierligë pas barazimit 1-1 të dielën.
Në pothuajse gjitha ligat tjera, klubet kanë të drejtë të bëjnë pesë zëvendësime, diçka e lejuar nga UEFA që kur u shfaq pandemia, por në Angli Federata s’e ka lejuar këtë për sezonin 2020/21.
“Folëm për pesë zëvendësime. Nëse njerëzit duan të na japin mikrofonat kështu që ne mund t’i japim mendimet tona… lojtar anglez, mbrojtës i djathtë është lënduar”, tha Guardiola për lëndimin e Arnold.
“Kam shumë e shumë raste tjera. Në çdo vend pothuajse pesë zëvendësime janë dhe janë çelësi, këtu është totalisht e kundërta. Për këtë kemi folur që një kohë të gjatë. Nuk po i mbrojmë lojtarët, është katastrofë”. /Gazeta Express/


