Guardiola e konfirmon largimin nga Man City, synon të pushojë e më pas të drejtojë një Kombëtare

PUBLIKUAR

Sezoni 2022/23 do të jetë i fundit për Pep Guardiolën në stolin e Manchester City.

Ai ka deklaruar se dëshiron të pushojë pas shtatë vitesh në Premierligë dhe më pas të drejtojë një Kombëtare.

Në edicionin 2022/23, Guardiola do t’i bëj shtatë vite në stolin e City.

“Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një Kombëtareje, nëse do ta kem atë mundësi. Më duhet të bëj një pushim pas shtatë vitesh në Manchester City. Duhet të ndalem dhe të shikoj, të mësoj nga trajnerët e tjerë. Unë do të doja të stërvit në një Kampionat Evropian, një Copa América, një Kupë Bote”, deklaroi Pep.

Që nga viti 2009, kur mori drejtimin e Barcelonës, Guardiola ka pushuar vetëm një vit, kur u largua nga Barcelona dhe më pas mori drejtimin e Bayern Munich. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...