Guardian: Tetova qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi në vendin e tretë (Foto)

PUBLIKUAR

Gazeta prestigjoze ‘The Guardian’ ka publikuar listën me qytetet më të ndotura në botë. Kur bëhet fjalë për Evropën, Tetova dhe Shkupi, janë në kryelistë për nga ndotja e ajrit, dhe në mesin e dhjetëshes edhe Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni

Gazeta britanike Guardian listën e bazon në të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH.

Nëse nuk llogaritet Turqia, qyteti më i ndotur në Evropë është Tetova, në vendin e dytë është Tuzla në Bosnjë, ndërsa i treti është Shkupi. Manastir është në vendin e 9-të, kurse në mesin e dhjetë qyteteteve me ndotje të ajrit janë qytetet nga Polonia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Megjithatë, në qoftë se të dhënat evropiane përfshijnë edhe qytetet e Turqisë, atëherë në mesin e 10 qyteteve 8 qytete do të jenë të Turqisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...