Grupi “Boko Haram” fillon seri të re sulmesh në Nigeri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Grupi terrorist, “Boko Haram”, e ka nisur një varg të sulmeve të reja në pjesën veri-lindore të Nigerisë, duke ngritur flamurin e tyre në disa qytete dhe duke e marrë nën kontroll një bazë ushtarake të vendit.

Qindra njerëz janë zhvendosur nga Baga për në Maiduguru, që ka qenë qendra e krizës së shkaktuar nga Boko Haram gjatë dekadës së kaluar. Të zhvendosurit kanë thënë se në qytet kanë dëgjuar të shtëna që janë kryer nga persona të uniformuar, të cilët e kanë marrë shpejt kontrollin e qytetit.

Disa dëshmitarë kanë thënë se anëtarët e këtij grupi i kanë udhëhequr edhe lutjet e së premtes. Besohet se militantët kanë pasur për qëllim që të arrijnë në bazën ushtarake, pa shkaktuar viktima në mesin e civilëve. “Ata na thanë të mos brengosemi sepse nuk kanë ardhur këtu për ne, por ne nuk mund t’iu besojmë atyre”, tha njëri nga dëshmitarët.

Mbi 100 policë të trajnuar për rastet e terrorizmit janë shkarkuar në Nigeri sepse kanë ikur për ta shmangur luftimin me Boko Haramin, raportuan mediet nigeriane. “Morali i personelit tonë do të dobësohet çdo ditë sepse forca jonë po dobësohet për shkak të rasteve të shumta dhe mungesës së pajisjeve të duhura”, tha një zyrtar policor në kushte anonimiteti, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...