Gruevski: Nuk ka pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve, opozita duhet të obligohet se do të merr pjesë!

PUBLIKUAR

Është me rëndësi esenciale dalja nga kriza politike, për të cilën është i nevojshëm angazhimi dhe kontributi i të gjithë bartësve politik në arritjen e zgjidhjeve që do të shtojnë besim në proces, u pajtuan në takimin e sotëm, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski me diplomaten amerikane, Victoria Nuland, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski theksoi se zgjedhjet janë dalja e vetëm nga kriza e imponuar politike nga ana e opozitës, se OBRM-PDUKM i dëshiron dhe është e përgatitur për to, por e përmendi faktin se për të ndodhur ato është e nevojshme obligimi nga ana e opozitës se të gjitha kushtet për zgjedhje janë plotësuar, nuk ka pengesa për mbajtjen e tyre dhe se aty do të marrin pjesë të njëjtit, me qëllim që të mos krijohen ankesa për shtyrjen e tyre”, njoftuan nga OBRM pas takimit.

Gruevski iu falënderua për përkrahjen e deritanishme, SHBA-ve, me çka është kontraktuar një komunikim intensiv edhe në të ardhmen për të gjitha gjërat e interesit të përbashkët.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...