Gruevski: Dera është e hapur për çdo mendim ndryshe

PUBLIKUAR

OBRM-PDUKM-ja të mërkurën nënshkroi memorandum me 5 shoqata për thellim të bashkëpunimit dhe realizim të bashkëpunimit me Federatën e Fermerëve, Asociacionin e Bujqëve, Shoqatën e Përfaqësuesëve të Forcave të Sigurisë – Bedem, Shoqatën Goransko dhe Shoqatën e maqedonasëve të besimit islam në Shkup. Gjatë kësaj ngjarje ai deklaroi se dera do të jetë e hapur për çdo mendim ndryshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Politikëbërja nënkupton një derë të hapur për çdo mendim dhe sugjerim i cili është i besueshëm, dhe i cili neve na bën më të mirë në zbatimin e poltikës. Prej kur OBRM-PDUKM-ja ka përgjegjësinë në mënyrë transparente dhe përmes partneritetit me grupe të ndryshme kemi hartuar shumë masa të përbashkëta me të cilat u kemi dhënë përgjigje shumë pyetjeve të hapura të qytetarëve”, deklaroi mes tjerash Gruevski.

Ai theksoi se thelbi i punës së tyre përbëhet nga tre gjëra kryesore: e para, ekzistenca e një programi të gjerë dhe me cilësi, e dyta, punë e përgjegjëshme dhe transparente, dhe e treta fjala e dhënë përmbushet me shumë punë dhe përkushtim.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...