Grilli i Lexus SL ka marrë tre vjet e gjysmë kohë, deri në përfundimin final (Foto)

PUBLIKUAR

Koichi Suga që është mbikëqyrës i dizajnit në kompaninë japoneze, ka bërë të ditur se për krijimin e grillit të modelit SL, është punuar për tre vjet e gjysmë.

Prej dizajnit fillestar deri të finalizimi, ka kaluar kohë kaq e gjatë, në mënyrë që të ndryshohet në tërësi pjesa e përparme dhe të mos dallojë me asnjë veturë tjetër, transmeton Telegrafi.

Fokusi për krijimin e saj, ka qenë që të jetë praktik dhe të merr sa më shumë ajër që mundet, por edhe të jetë estetik dhe i veçantë.

Siç shihet në fotografi, kemi të bëjmë me një vepër të detajuar, që është vendosur në gjashtë kënde.

Kjo makinë luksoze dhe sportive që lansohet më 2018, pritet të ketë edhe shumë pjesë të detajuara me shumë kujdes, që do të publikohen në të ardhmen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...