Greqia kërkon naftë edhe në detin shqiptar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...
greqia-k-euml-rkon-naft-euml-edhe-n-euml-detin-shqiptar_hd
Greqia do fillojë kërkimin e naftës sipas marrëveshjes së vitit 2009, në një sipërfaqe prej më shumë se 225.000 km katrore, ku ka depozita të mëdha gazi natyror dhe nafte.

Sipas autoriteteve greke, këto kërkime do ta bëjnë Greqinë prodhuesin më të madh të naftës dhe gazit në rajon. Por në sipërfaqen që do të tenderohet, hyjnë edhe zonat e përfolura detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat me marrëveshjen e deteve i kanë kaluar Greqisë.

Marrëveshja e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare, megjithatë duket se Greqia, e cila vazhdimisht ka kërkuar implementimin e saj, vijon punën e saj pa marrë e parasysh këtë vendim. Vetë ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos dy ditë më parë e lidhi procesin e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë.

Në një konferencë për shtyp Venizelos bëri të qartë se për hapjen e negociatave duhet të përmbushen të gjitha kriteret e Kopenhagenit, dhe të jenë dhënë të gjithë pr ovat dhe dëshmitë e pranimit të dokumenteve komunitarë, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare të detit. Edhe presidenti grek Karolos Papulias tha gjatë një bisede telefonike me homologun shqiptar se çështja e kufijve detarë duhet të zgjidhet.

Sipas Ministrisë greke të Energjetikës, së cilës i referohet gazeta greke “To Ethnos”, janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate të cilat do të tenderohen brenda pak ditësh. “Ethnos” shkruan se janë 20 kompanitë ndërkombëtarë të naftës që kanë kaluar në fazën përfundimtare të përzgjedhjes. Midis tyre renditen gjigantët “BP”, “Exon Mobil”, “Chevron”, “Stat Oil” etj.

Zv.ministri përgjegjës për çështjet energjetike në qeverinë greke, Janis Manjatis u shpreh optimist për ritmin e shpejtë me të cilin kanë përparuar procedurat e tenderimit.

Sipas tij Greqia fsheh në nëntokën e saj sasi të mëdha nafte dhe gazi. Këto rezerva llogariten në afro 20 miliardë euro përfitime për Greqinë në 20 vitet e ardhshme dhe njëkohësisht e kthejnë vendin në një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në rajon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...