Grenlanda kundërshton planin e Trump-it: Jo faleminderit, nuk jemi në shitje

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur interesim për blerjen e ishullit më të madh në botë, por Danimarka mendon se kjo është ide e çmendur. Banorët e Grenlandës kanë thënë se vendi i tyre nuk është në shitje.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, presidenti amerikan ka kërkuar nga ndihmësit e tij që ta shqyrtojnë mundësinë për blerjen e ishullit të Grenlandës, i cili ka shkallë të lartë të autonomisë nga Mbretëria e Danimarkës.

Qeveria e Grenlandës është kundërpërgjigjur në mënyrë diplomatike, duke thënë se ka marrëdhënie të mira pune me Shtetet e Bashkuara dhe e cilëson këtë dëshirë si shprehje të interesit për investime në vendin e tyre. Sidoqoftë, zyrtarët e ishullit thanë se Grenlanda nuk është në shitje.

Ministrja e jashtme e Grenlandës, Lone Bagger, tha se vendi i saj është i hapur për tregti, por nuk është në shitje.

Aaja Chemnitz Larsen, deputete e partisë së dytë më e madhe në Grenlandë, tha se është më mirë që vendi i saj të mbetet nën kontrollin e Danimarkës dhe më vonë të kërkojë pavarësi, sesa të futet nën administrimin e Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Grenlandës e përkrahin pavarësimin e këtij ishulli nga Danimarka, ndonëse nuk dihet se si do të mbijetonte ky vend pa fondet që merr nga qeveria daneze, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...