Grekët hapin zjarri në kufi me Turqinë, aktivizohen forcat DELTA

PUBLIKUAR

Greqia ka ndërmarrë një stërvitje të gjerë gjatë këtyre ditëve në ishujt Dodecanese, të cilët janë në kufi me Turqinë.

Stërvitja është përshendetur edhe nga ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos përmes një postimi në Facebook.

Mediat greke bëjnë me dije se në këtë stërvitje, e cila ndryshe nga të parat parashikon edhe hapje zjarri me armatim luftarak ndaj objektivave të caktuar do të aktivizohen edhe forcat speciale DELTA të ushtrisë greke, përcjell Albeu.com.

Forcat DELTA do të stimulojnë skenare zbarkimi në tokë përmes anijeve amfide si edhe ato të mbrojtjes në rast të një sulmi nga deti.

Forcat DELTA tç Greqisç janç krijuar nç fillim tç viteve 2 000 dhe aktivizohen vetçm nç rastet e krizave tç mçdha tç sigurisç, me tç cilat pçrballet vendi. Aktivizimi nç kçtç periudhç sipas mediave greke tregon pikçrisht seriozitetin e situatçs.

Grekët nuk e fshehin se kjo stërvitje bëhet kundrejt provokimeve të Turqisë në det dhe në tokë duke thënë se ka ardhur koha që të marrin seriozisht masa.

Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...