Grejpfruti është i rrezikshëm nëse merr disa ilaçe

PUBLIKUAR

Sipas revistës “Prescrire”, konsumimi i grejpfrutit, ndërkohë që merr disa ilaçe, mund të ketë efekte dytësore serioze.

Me një fjalë, konsumim i i këtij fruti, qoftë në formë të freskët, lëngu, reçe1i apo lëkure, vepron në mënyrë negative te disa ilaçe, siç janë: Imunosupresorët (ata që pengojnë veprimin e sistemit imunitar të trupit), statina (kundër kolesterolit), benzodiazepina (trajton pagjumësinë, ankthin), inhibitorët kalcikë (për sëmundjet e zemrës), etj.

Ata mund të shkaktojnë nganjëherë efekte të padëshirueshme dytësore serioze: dëmtim muskujsh, pamjaftueshmëri akute të veshkave, shok hemorragjik, etj.

Shkaku, sipas studimit, janë substancat që përmban ky frut. Megjithatë, efektet ndryshojnë nga një njeri te tjetri dhe mund të jenë të lidhura me pengimin e veprimit të enzimave, transmeton Telegrafi.

Kështu, nëse konsumoni grejpfrut, ndërkohë që merrni disa ilaçe, shtohet përqendrimi i tyre në gjak, duke bërë kështu një mbidozim dhe efekte të padëshirueshme që kanë lidhje me dozimin.

Më rrallë, veprimi grejpfrut-ilaç mund të shkaktojë një pakësim të efikasitetit të ilaçit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...